18:41 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Ballkani barazon në miqësoren kundër skuadrës polake

Kampioni vjeshtor i Superligës, Ballkani, ka zhvilluar edhe takimin e tretë miqësor në përgatitjet në Turqi.

Portokallezinjtë kanë barazuar me skuadrën nga Polonia, Jagiellonia me rezultat 3:3.

Golat për skuadrën kosovare i shënuan Arbër Prekazi, Arbër Hoxha dhe Albin Berisha.

Kjo është miqësorja e tretë e skuadrës së trajnerit Ismet Munishi në Antalia.

Në ndeshjen e parë, Ballkani është mundur nga Tractori me shifrat 2:1.

Kurse në takimin e dytë, Ballkani barazoi me Zhetysu Taldykorgan (0:0).