13:42 / E Enjte, 26 Tetor 2023 / LB

Ballkani del me njoftim pak para ndeshjes kundër Astanës

FC Ballkani ka dal me një njoftim për shitjen e biletave, vetëm pak orë para ndeshjes kundër Astanës.

“Pas shumë kërkesave që kemi pranuar në vazhdimësi nga ju, nga ora 14:00 i nxjerrim në shitje biletat edhe në mënyrë fizike. Ato mund t’i gjeni te stadiumi “Fadil Vokrri”, pranë hyrjes VIP-1”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ballkanit.