14:42 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Ballkani-Drenica, ndryshon termini i takimit

Ishte e paraparë të zhvillohej të dielën, por me kërkesë të klubit të Drenicës dhe me pëlqim të nikoqirit Ballkanit, është vendosur që termini i kësaj ndeshjeje të ndryshojë për shkak të manifestimeve të Epopesë së UÇK-së.

Ndeshja interesante midis këtyre dy ekipeve tani do të zhvillohet të premten, më 5 mars, në orën 13:00, njofton faqja zyrtare e FFK-së.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për të dy ekipet, të cilat kanë synime të kundërta me njëra-tjetrën.

Nga njëra anë suharekasit që kërkojnë titullin e kampionit dhe i nevojitet çdo pikë e mundshme, e nga ana tjetër ekipi nga Skenderaj që gjithashtu është në kërkim të fitores për largimin nga zona e kuqe.