14:50 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Ballkani, Drita dhe Dukagjini mësojnë kundërshtarët e mundshëm për rrethin e tretë kualifikues të Conference League

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e tretë të Conference League aty ku pjesëmarrëse janë edhe skuadrat shqiptare duke nisur nga kampionët e Shqipërisë, Partizani, kampionët e Kosovës, Ballkani e po ashtu edhe ata të Maqedonisë së Veriut, Struga.

Nga shorti, Partizani dhe Ballkani patën fat me të kuqtë që nëse kalojnë rivalët nga Andorra, Atletic Club D’Escaldes atëherë do të përballen me fituesen e çiftit Tre Penne-Valmiera. Ndërkohë, Ballkani nëse kalon Larne, atëherë do të ndeshet me Lincoln Red.

Shorti:  

Atletic Club D’Escaldes-Partizani/ Tre Penne-Valmiera

Struga-Budocnost/ The New Saints-Swift Hesper

Ballkani-Larne/ Lincoln Red IMPS

Besiktas-Tirana/Zeljeznicar-Neftci

Shkupi-Levski Sofia/ Hapoel Ber Sheva-Panevz

Rijeka-Dukagjini/ B36 Torshavn-Haverfordwest

Viktoria Plzen-Drita/Gzira-Diddelang

Nga ana tjetër, nëse Tirana ia del ndaj Besiktasit, atëherë i pret përballja me fituesen e çiftit Zeljeznicar-Neftci. Ndërkohë, pjesë e shortit janë gjithashtu edhe Dukagjini, Struga, Shkupi dhe Drita.

Shorti:  

Atletic Club D’Escaldes-Partizani/ Tre Penne-Valmiera

Struga-Budocnost/ The New Saints-Swift Hesper

Ballkani-Larne/ Lincoln Red

Besiktas-Tirana/Zeljeznicar-Neftci

Shkupi-Levski Sofia/ Hapoel Ber Sheva-Panevz

Rijeka-Dukagjini/ B36 Torshavn-Haverfordwest

Viktoria Plzen-Drita/Gzira-Diddelang /ss/