Koeman tregon pse vendosi të luante me pesë mbrojtës: Kështu ma kërkuan njerëzit!
Kombëtarja e Holandës është eliminuar nga Kupa e Botës, pasi u mposht prej Marokut nga penalltitë.
Trajneri, Ronald Koeman, pas ndeshjes u shpreh tejet i zhgënjyer, shkruan Indeksonline.
Ai u pyet pse luajti me pesë mbrojtës, ndryshe nga ndeshjet e para në Kupën e Botës.
“Të gjithë njerëzit në Holandë thoshin që unë të luaja me pesë mbrojtës. Pastaj unë luajta me pesë dhe sërish po kritikohem. Por, nuk po më intereson”, u shpreh Koeman pas ndeshjes.
Kujtojmë që Holanda llogaritej si një prej favoritëve për të fituar Kupën e Botës, por që u eliminuan herët nga turneu më i madh i futbollit./Indeksonline/

