23:29 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / AR

Ballkani e “dridhë” merkaton, e merr mbrojtësin e Hajdukut të Splitit

Ballkani pritet të përforcohet në janar me synime të qarta për të siguruar titullin e kampionit.

Gazetari Arlind Sadiku raporton se skuadra nga Suhareka ka siguruar shërbimet e Lumbard Dellovës.

Qendërmbrojtësi i Hajdukut të Splitit tregoi te Prishtina cilësitë e tij dhe bëri diferencën në qendër të mbrojtjes.

Nuk janë bërë të ditura ende detajet e marrëveshjes por thuhet se Ballkani ka mposhtur Dritën e Prishtinën për shërbimet e 22 vjeçarit./Indeksonline/