21:02 / E Hënë, 21 Gusht 2023 / C E

Ballkani e gjen në Nigeri zëvendësuesin e Albion Rrahmanit

Ballkani duket se e ka gjetur pasuesin e Albion Rrahmanit.

Sipas gazetarit Ylber Kelmendi, kampionët e Kosovës kanë siguruar shërbimet e nigerianit, Sunday Adetunji.

26 vjeçari i cili ka qenë pjesë e FC Shkupit, momentalisht është pa klub, pasi që e ka dërguar në FIFA, klubin nga Maqedonia e Veriut.

Sa ishte pjesë e klubit shqiptar u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën e Maqedonisë së Veriut duke shënuar 20 gola.

Ky është njoftimi i Kelmendit:

Ekskluzive: Reprezentuesi i Nigerisë shumë afër transferimit te Ballkani

Ballkani pritet ta zëvendësojë Albion Rrahmanin me top sulmuesin nigerian 🇳🇬 Sunday Adetunji

26 vjeçari i cili ka qenë pjesë e FC Shkupit, momentalisht është pa klub, pasi që e ka dërguar në FIFA, klubin nga Maqedonia e Veriut.

Sa ishte pjesë e klubit shqiptar u shpall golashënuesi më i mirë në Ligën e Maqedonisë së Veriut duke shënuar 20 gola.

Përndryshe, Adetunji do të bëhet lojtari më i vlefshëm në Albi Mall Superligë, vlera aktuale e tij në transfermarkt është 700 mijë euro.