22:42 / E Enjte, 10 Gusht 2023 / AR

Ballkani e kryen gjysmën e punës

Ka përfunduar ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Lincoln Red Imps me rezultat 2:0 në favor të kosovarëve.


Minuta 90′ – Pesë minuta lojë shtesë deri në fund të kësaj ndeshjeje.


Minuta 81′ – Zëvendësohet autori i golit të parë, Meriton Korenica, në minutën e 81-të të ndeshjës me Ramush Ramadanin. Zëvendësimi i radhës është Almir Kryeziu, në vend të tij hyn, Veton Tusha.


Minuta 80′ – Rezultati mbetet i njëjtë 2-0. Autorët e golave janë Meriton Korenica dhe Lorenc Trashi.


Minuta 68′ – Ilir Daja bën dy zëvendësime në minutën e 68-të të takimit. Bleart Tolaj është zëvendësuesi i Albin Berishës dhe kapiteni i skuadrës, Edvin Kuç, zëvendësohet me Vesel Limajn.


Minuta 62′ – Një supergol ka realizuar Lorenc Trashi në minutën e 62-të ndeshjës. Rezultati i takimit është 2-0 në të mirë të Ballkanit.


Minuta 58′ – Meriton Korenica ka realizuar për 1-0 në minuten e 58-të takimit , asistues i golit është Nazmi Gripshi.


Fillon pjesa e dytë e takimit ndërmjet Ballkanit dhe Lincoln Red Imps. Rezultati i pjesës së parë është 0-0.


Përfundon pjesa e parë e takimit mes Ballkanit dhe Lincoln Red Imps me rezultat 0-0, në fund të takimit rast të mirë pati edhe Armend Thaqi, dominimi i topit në pjesën e parë i takoi Ballkanit.


Minuta 41′ – Mustapha Yahaya ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndwrhyrjeje ndaj Lorenc Trashit të Ballkanit


Minuta 34′ – Ballkani ka tentuar përsëri për gol nga goditja e Meriton Korenicës por goditja u prit nga portieri Dayle Coleing


Minuta 32′ – Ballkanit i anulohet goli, pasi Albin Berisha ishte në offside


Minuta 30′ – Ballkani pretendon për penallti, por gjyqtari nuk gjykon


Në minutën e 20 të takimit pas një asistimit të mrekullueshëm Lumbardh Dellova, Nazmi Gripshi ka lëshuar një mundësi të mirë për gol.


Minuta 15′ – Ballani është duke dominuar skuadra vendase me 66 përqind të posedimit të topit.


1′ – Nis ndeshja në mes të Ballaknit dhe Lincoln Red Imps.


FC Ballkani ka bërë të ditur formacionin zyrtarë për ndeshjen me Lincoln Red Imps.

Ilir Daja ka bërë ndryshime në formacion. Lindon Emërllahu nuk do të jetë në ndeshje sepse është i lënduar dhe Albion Rrahmani sepse ai është transferuar në Rumani, transmeton Klan Kosova.

Daja starton më këtë formacion: