18:58 / E Shtunë, 25 Maj 2024 / G T

Ballkani feston titullin e tretë, Ilir Daja: Do ulemi me drejtuesit për të biseduar të ardhmen!

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i lumtur me suksesin e arritur, duke shtuar se i gjithë ky sukses i takon qytetit të Suharekës, futbollistëve, presidentit dhe stafit.

Ballkani sot ka marrë trofeun e Albi Mall Superligës së Kosovës, si kampion, gjë që e kishte siguruar javë më parë kur fioi si mysafir i Llapit.

“Sekreti më i madh i këtij ekipi është investimi që e ka bërë presidenti, janë djemtë që nuk dorëzohen. I gjithë titulli i shkon qytetit tonë, lojtarëve të mi, presidentit dhe stafit tim”.

“Personalisht kam bërë një cikël të jashtëzakonshëm bashkë me gjithë stafin edhe në ëndrrën më të bukur nuk e kishim menduar këtë lloj rrugëtimi me shumë histori qoftë për Suharekën qoftë për futbollin e Kosovës”.

“Bashkë me drejtuesit dhe presidentin do të ulemi dhe do të shohim se çfarë do të jetë projekti për Ballkanin e ardhshëm për të vendosur pastaj se çfarë do të bëjmë”, është shprehur Daja për “ArtMotion” pas ndeshjes.

Sot pas ndeshjes FC Ballkani – FC Prishtina që u mbyll 2-1 u organizua ceremonia e ndarjes së trofeut të kampionit.