14:54 / E Enjte, 26 Nëntor 2020 / C E

Ballkani i frikshëm sivjet, Daku s’po ndalet me gola

Ballkani vazhdon me paraqitje të mira në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra nga Suhareka ka fituar në Skenderaj ndaj Drenicës me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së 14-të të ndeshjes.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Ermal Krasniqi në minutën e tretë, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Mirlind Daku në minutën e 29-të. Ky ishte goli i 19-të i sulmuesit të Ballkanit këtë sezon.

Golin e vetëm për Drenicën e shënoi Azem Bejta në minutën e parafundit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Ballkani është në vendin e parë me 32 pikë, pesë më shumë se Drita që është në vendin e dytë dhe më një ndeshje më pak. /IndeksOnline/