20:05 / E Enjte, 06 Gusht 2020 / indeksADMonline

Ballkani ia vë “kapakin”, transferon ish-mbrojtësin e kombëtares

Klubi Ballkanit sapo na ka njoftuar për transferin e ri, Bajram Jashanicën.

Futbollisti i cili së fundi ka mbrojtur ngjyrat e klubit nga Shqipëria, KF Skenderbeu, sot vendosi që t’i bashkohet klubi suharekas, Ballkanit, shkruan IndeksOnline.


Lajmin për transferimn e Jashanicës e ka bërë të ditur vet klubi i Ballkanit përmes një postimi zyrtar në “Facebook”.

” Të dashur tifoz ,Kemi knaqësinë t’iu prezantojmë futbollistin Bajram Jashanica, i cili së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit KF Skenderbeu (Korçë), ku ka bërë karrieren më të gjat të tijë si super lojtar , po ashtu Jashanica ishte dhe reprezentues i përfaqësueses së Kosovës 2016-2017. Jashanica shquhet me ndërhyrje të sakte në qendër të mbrojtjes dhe tajmingun e përsosur nga ndërprerjet.

Na priftë e mbara Suharekë “.

Kujtojmë se Jashanica ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës.