22:12 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Ballkani ka një kërkesë për FFK-në: Kasumi e Tahiri të mos delegohen në ndeshjet tona

Skuadra nga Suhareka, Ballkani nëpërmjet një kërkese publike për FFK-në ka kërkuar që në ndeshjet e tyre të mos delegohen referët si Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri.

Këtë letër, skuadra e Ballkanit e ka dërguar sot në FFK, madje e ka bërë edhe publike në  rrjetin social “Facebook”, shkruan IndeksOnline.

“Duke iu referuar ligjeve pozitive të Republikës së Kosovës ku palët në proces kanë të drejt të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit nga procesi, ashtu edhe ne kërkojmë nga organi më i lartë ekzekutiv (FFK) që të mos na delegon gjyqtarët Besfort Kasumi dhe Fatmir Tahiri kur FC Ballkani zhvillon ndeshje zyrtare”, shkruhet ndër tjera në kërkesen e Ballkanit.

Ja kërkesa e plotë: