16:30 / E Hënë, 24 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ballkani mbushë “ bateritë”në Istog, tre ditë para ndeshjes me Slavia Pragën

Të enjten Ballkani do të luaj ndeshjen vendimtare të grupit në kuadër të Conference League.

Pas barazimit me Dukagjinin në Superligë, skuadra e Ilir Dajës do të zhvillojë ndeshjen vendimtare për garat evropiane.

Në akomodim perfekt dhe nën bukurinë e bjeshkëve, Ballkani ka kaluar një natë tek Trofta në Istog.

Ndeshja e të enjtes luhet në orën 21-00 të enjten, ndërsa Ilir Daja pritet të llogaris këtë sfidë edhe në shërbimet e kapitenit Kuc./Indeksonline/