18:03 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ballkani me Dakun mposhtin Feronikelin, e Gjilani minimalisht e fiton duelin ndaj Llapit

Tashmë kanë përfunduar dy takimet e Superligës të parapara të zhvilloheshin sot me fillim nga ora 16:00, duele këto në kuadër të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll.

Në ndeshjen e parë ndërmjet Ballkanit dhe Feronikelit, tifozët vendas panë spektakël golash, me tre të shënuar nga Daku që kompletoi “hat-trickun” e  tij të dy, qysh me fillim e kampionatit dhe dy gola i shënoi Santos për ekipin mysafir, shkruan IndeksOnline

Ndërkaq, ndeshja mes Llapit dhe Ferizajt u karakterizua më e qetë me mjaft raste për shënim, por që u shënua vetëm nga një gol nga radhët e gjilanasve, ku Nikaç vendosi fatin e këtij takimi në 0:1.