14:58 / E Premte, 22 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ballkani mposht konkurrentin e drejtpërdrejtë për titull, forcon kreun

Ballkani ka arritur të fitojë në derbin e kësaj xhiroje, duke e mposhtur 2:1 në Suharekë Gjilanin.

Fillimisht, Blend Baftiu, kaloi vendësit në epërsi me një gol me kokë në minutën e 14-të, ndërsa pas pak minutave, Jetmir Topalli dyfishoi epërsinë në minutën e 24-të.

Krejt çfarë arritën mysafirët është ta ngushtonin epërsinë në minutën e 37-të përmes Gerhard Prognit.

Munishi në minutën  e 85-të u ndëshkua me karton të kuq dhe do ta lërë skuadrën në baltë për disa ndeshje të tjera.

Tashti, Ballkani prin i vetëm në krye të tabelës me 34 pikë, tri më pak se Gjilani./Indeksonline/