08:53 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ballkani mund të jetë testi vendimtar për të ardhmen e trajnerit të Feronikelit

Kampioni aktual i Kosovës, Feronikeli nuk po kalon formë aspak të mirë.

Kur kanë kaluar 12 javë të këtij edicioni, skuadra nga Drenasi ka pësuar plotë 5 humbje, ndërsa stinorin e kaluar në 33 xhiro kishte vetëm 3 disfata.

Në 5 ndeshjet e fundit, Feronikeli ka vetëm 1 fitore dhe kjo ecuri jo e mirë ka shtyrë drejtuesit e skuadrës të mendojnë për të ndryshuar trajnerin.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që ndeshja e ardhshme kundër Ballkanit që zhvillohet në “Rexhep Rexhepi”, do të jetë testi i fundit për trajnerin Dejan Vukiçeviq.

Malazezi të hënën pasdite drejtoi skuadrën në stërvitje.

Ndryshe, presidenti Naser Ramaj ka deklaruar për Indeksonline se çështja e trajnerit është temë të cilën do ta diskutojë më bashkëpunëtorët e tij.

/Indeksonline/