22:28 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Ballkani në miqësore me skuadrën iraniane

Skuadra e Ismet Munishit, është duke zhvilluar fazën përgaditore në Antalia të Turqisë, dhe pas tri ditëve me stërvitje skuadra ka njoftuar se do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për klubin nga Irani, S.C Tractor.

Skuadra iraniane po shihet si një skuadër mjaftë e fortë dhe një mundësi e mirë për Ballkanin që ta testojë skuadrën.

Kjo ndeshje do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme nga ora 16:00, në Lara të Turqisë.

/Indeksonline/.