18:20 / E Premte, 13 Tetor 2023 / Gj. Sh

Ballkani nuk e harron Albion Rrahmanin, i dëshiron shërim të shpejtë

Sulmuesi Albion Rrahmani, mbrëmë ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Andorrës.

Sipas njoftimit të FFK-së, Rrahmani është menjëherë është dërguar për ekzaminime mjekësore në spitalin e qytetit në Andorra La Vella, ku pas këtyre ekzaminimeve ka rezultuar se ai ka pësuar frakturë në kyçin e këmbës së djathtë dhe do t’i nënshtrohet operimit, shkruan IndeksOnline.

Pas këtij lajmi, ish-klubi i ‘’Lewandowskit’’, Ballkani përmes një postimi i ka uruar atij shërim të shpejtë.

“Në duelin e mbrëmshëm të Kombëtarës së Kosovës ndaj Andorrës, ish futbollisti ynë, Albion Rrahmani pësoi një lëndim, për çka u detyrua të largohet me dhimbje nga fusha.

Klubi ynë i dëshiron rikuperim të shpejtë, që sa më parë t’i kthehet fushës së blertë, sepse ka shumë për të dhënë.

Të priftë e mbara “Lewa”.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/