16:04 / E Mërkurë, 28 Tetor 2020 / OSH

Ballkani rikthim madhështor, Prishtina e pafuqishme për djemtë e Munishit

Skuadra e Ballkanit ka arritur të shënoj fitore madhështore në derbin kundër Prishtinës.

“Xhebrailat” triumfuan krejt në fund me rezultati final në 2:1, shkruan IndeksOnline

Me dy gola nga Mevlan Zeka, skuadra e Ballkanit e befasoi Prishtinën në Suharekë.

Edhe pse epërsinë gjatë pjesë së parë e kishin kryeqytetasit, skuadra e Munishit u rikthye krejt në fund, për të fituar kështu tri pikë të plota.