75 Mall Live Search
19:45 / E Martë, 17 Mars 2026 / Gj Sh

Ballkani sjell një transfer cilësor, ish-lojtarin e AEK-ut

Ballkani ka zyrtarizuar një prurje të re në skuadër.

Boshnjaku 26-vjeçar vjen me përvojë ndërkombëtare, pasi gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve si Željezničar dhe AEK Athens, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Omonia 29 në kampionatin qipriot.

Šabanadžović luan në pozitën e mesfushorit defensiv dhe është produkt i akademisë së Željezničar, ndërsa ka përfaqësuar të gjitha grupmoshat e Bosnjë dhe Hercegovinës.

Ai pritet të bëjë debutimin e tij, në ndeshjen ndaj Prishtinës së Re që zhvillohet nesër./IndeksOnline/