16:41 / E Enjte, 27 Tetor 2022 / Gj. Sh

Ballkani – Slavia, në këto kanale televizive mund ta shikoni

Kampioni aktual i Kosovës, Ballkani, sonte do të luaj ndeshjen e radhës në Conference League.

Portokallëzinjët do të jenë nikoqir i skuadrës çeke, Slavia Praha, shkruan IndeksOnline.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, më fillim nga ora 21:00.

Të gjitë ata që nuk mund të jenë të pranishëm në stadium, ndeshjen mund ta shikojnë në dy kanale televizive shqiptare, në platformën Artmotion përmes Sport1 dhe platformës Digitalb në kanalin SuperSport2.

Kjo është ndeshja e raundit të pestë e Grupit G në Conference League, ku deri më tani Sivasspor dhe CFR Cluj kanë nga 7 pikë, ndërsa Ballkani dhe Slavia Praha kanë nga 4 pikë./IndeksOnline/