14:17 / E Diele, 28 Maj 2023 / Gj. Sh

Ballkani sot feston titullin e kampionit në ndeshjen ndaj Gjilanit, formacionet zyrtare

Sot zhvillohen ndheshjet e javës së 36-të në Superligën e Kosovës në futboll, e fundit për këtë sezon.

Ballkani e cila edhe zyrtarisht është shpallur kampion në ndeshjen e kaluar, sot do të përballet me skuadrën e Gjilanit, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse Gjilani është në cilësinë e vendasit, ndeshja e sotme do të zhvillohet në qytetin e Suharekës, pasi ka pasur marrëveshje mes klubeve dhe kjo u pranua edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ballkani ka kërkuar që ndeshja të zhvillohet në Suharekë, pasi do të mbajnë edhe ceremoninë e festës së titullit.

Ndeshja fillon në ora 15:00.

Formacionet zyrtare:

Gjilani: Koliçi, Islami, Jashari, Prekazi, Hoxha, Musolli, Ramadani, Ismaili, Cale, Zabërgja, Zeka.

Ballkani: Frashëri, Ar. Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi, Emërllahu, Kuc, Zyba, Korenica, Gripshi, Rrahmani. /IndeksOnline/