12:41 / E Enjte, 06 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Ballkani sot luan mysafir ndaj Sivassporit

Ballkani do të përballet sot në ndeshjen e radhës në kuadër të Europa Conference League.

Kampioni në fuqi i Kosovës do të jetë mysafirë i Sivassporit, skuadër nga Turqia.

Kjo ndeshje do të luhet nga ora 18:45.

Ballkani në këtë kompeticion humbi lojën e fundit nga Slavia Prague, ndërsa skuadra turke Sivasspor, duelin e fundit e fitoi ndaj Cluj./IndeksOnline/