12:23 / E Diele, 19 Mars 2023 / Gj. Sh

Ballkani synon të marr kryesimin në Superligë ndaj Ferizajit, formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet tre ndeshjet e fundit të xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të luaj në udhëtim te Ferizaji, shkruan IndeksOnline.

Portokallëzinjët do të kërkojnë të harrojnë humbjen ndaj Llapit dhe të marri tre pikë të cilat do të dërgonin në vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër skuadra e Ferizajit do të kërkojë një rezultat tjetër pozitiv pas dy fitoreve radhazi ndaj Llapit dhe Trepçës ’89.

Kjo ndeshje do të nis nga ora 13:00.

Formacionet zyrtare:

Ferizaji: Jovanovski, Gligorov, Bardhi, Halili, Mecinovic, Avdulli, Shabani, Islami, Krasniqi, Sadriu, Panadic.

Ballkani: Luljanovic, Ar.Thaqi, Jashanica, As. Thaqi, Trashi, Kuc, Zyba, Emerllahu, Korenica, Berisha, Rrahmani./IndeksOnline/