17:05 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Ballkani zbarkon në Shkup, nesër sfida historike

FC Ballkani tashmë ka zbarkuar në Shkup, ku nesër do të ndeshet me skuadrën më të njëjtin emër në kuadër të fazës së paly-off-it në Ligën e Konferencës.

Dy skuadrat shqiptare do të përballen nesër mbrëma në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në ndeshjen tejet të rëndësishme, mbase më e rëndësishmja në historinë e të dy klubeve.

Djelmoshat e Ilir Dajës tashmë ndodhen në Shkupi.  Ndryshe, në rast të fitores në të dyja ndeshjet ndaj Shkupit, Ballkani do të bëhej skuadra e parë nga Kosova që kualifikohet në fazën grupore të një gare evropiane.

Sfida mes Shkupit dhe Ballkanit nis në orën 21:00.