14:53 / E Premte, 11 Dhjetor 2020 / A. A

Ballkanit mund t’i largohet njëri prej lojtarëve më të mirë në janar

Ermal Krasniqi ka zëvendësuar me shumë sukses të lënduarin Arbër Hoxha në krahun e majtë të sulmit te Ballkani.

Sivjet ai ka shënuar 6 gola dhe 4 asistime, duke qenë në listën e 10 realizatorëve më të mirë në Superligë.

Paraqitjet e tij të mira me suharekasit nuk kanë kaluar pa u vëzhguar nga agjentët e futbollit.

Burime të Indeksonline, bëjnë të ditur që Ballkani ka pranuar disa një ofertë nga Turqia për Krasniqin.

22 vjeçari muajin e kaluar u ftua edhe nga Kosova u21 për ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe Turqisë.

/Indeksonline/