11:24 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / L K

Balotelli: Milan, ekip i vështirë për t’u kuptuar! Përveç dy apo tre lojtarë të mirë, nuk ka asnjë fenomen

Mario Balotelli ka folur së fundmi për Milan-n, klub i të cilit ka qenë edhe ai pjesë në të shkuarën.

Pas humbjes 1-3 të “kuqezinjve” ndaj Borussia Dortmund në “San Siro”, Balotelli u shpreh se Milan ka skuadër të dobët.

“Mënyra se si i kam parë ata të luajnë në ndeshjet e fundit. Ata janë një ekip i vështirë për t’u klasifikuar, i dobët. Skuadra e Milan-it bëri një shfaqje të madhe me PSG-në, pastaj bën gabime të rënda ndaj Dortmund. Përveç dy-tre emrave që bëjnë diferencë, skuadra nuk ka asnjë fenomen”-tha ai.