75 Mall Live Search
16:53 / E Mërkurë, 08 Korrik 2026 / G T

FIFA refuzon kërkesën e Francës, nuk hiqet kartoni i Olises

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka refuzuar kërkesën e Francës për heqjen e një kartoni.

Bëhe fjalë për kartonin e verdhë të marrë nga Michael Olise në ndeshjen ndaj Paraguait, shkruan Indeksonline

Megjithatë, FIFA e ka refuzuar kërkesën e Kombëtares së “Gjelave”.

Kështu, futbollisti rezikon të mungojë në ndeshjen gjysmëfinale nëse Franca kalon tutje dhe nëse lojtari ndëshkohet me karton të verdhë në takimin e radhës ndaj Marokut.

Kujtojmë që një kërkesë e tillë erdhi për shkak se SHBA-ja arriti të bindë FIFA-n për t’ia hequr kartonin e kuq futbollistit të tyre, Folarin Balogunit./Indeksonline/