75 Mall Live Search
17:15 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Banda e drogës me të cilën vepronte mbesa e Federica Mogherinit

Pesë persona janë kapur në flagrancë ndërsa 16 të tjerë janë dërguar në paraburgim e në mesin e këtyre është edhe mbesa e përfaqësueses së Lartë të Bashkimi Evropian për Punë dhe Politika të Jashtme, Federica Mogherinit.

Gaia Mogherini 28-vjeçare, është vajza e vëllait të Federica Mogherinit, i cili kishte qenë ish-Ministër i Punëve të Jashtme.

Mbesa e Mogherinit ishte arrestuar në vitin 2016 nën akuzat se kishte shpërndar drogë. Hetimi i koordinuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Anti-Mafia e Prokurorisë Publike të Romës, të kryer nga karabinieri i sektorit të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Romës.

Ky  grup kriminal i quajtur, “Roma bene”, funksiononte në dy lagjet më të mira të kryeqytetit italian, Parioli dhe Via Veneto.

Në veçanti, në dy klube të natës të njohur nëpërmjet të cilave shpërndanin rregullisht kokainë

Zinxhiri i furnizimit përfshin edhe rrethe të tjera si San Giovanni, Anagnina dhe La Rustica, deri në zonën Casilina.

Ajo që tërhoqi më së shumti vëmendjen e policisë ishte cilësia e kokainës, ku ishte 97 përqind kokainë e pastërt.