75 Mall Live Search
22:44 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Banda e kasafortave, kush ishin “kokat” e grupit që terrorizoi Tiranën

U bënë të njohur pak ditë më parë si hajdutët e kasafortave, por anëtarët e këj grupi kriminal ishin kthyer në tmerr për biznese të ndryshme në Tiranë dhe në disa qytete të tjera të vendit Policia arrestoi 5 persona, si dhe sekuestroi automjete, armë zjarri, lëndë narkoke, veshje, portofola dhe disa pajisje të tjera të përdorura për realizimin e grabitjeve.

Gjatë këtij  operacioni u arrestua edhe një ish-punonjës policie, Engrid Hënaj, 31 vjeç, i cili kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, i dënuar për “shpërdorim detyre”.

4 të arrestuarit e tjerë ishin:

Saimir Kuçi, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë;

Elton Lika, 35 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje me armë;

Valmend (Gjon) Pelivani, 27 vjeç, dënuar më parë për vjedhje; Donald Ahmetaj, 28 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje; Dy prej të arrestuarve,

Elton Lika dhe Saimir Kuçi, dyshohet të jenë drejtuesit e grupit kriminal që kryente grabitjen e bizneseve dhe banesën e një biznesmeni në zonën e Kamzës.

Lika dhe Kuçi kanë qenë të dënuar edhe më parë për vjedhje me armë, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal prej 8 personash.

Ata u arrestuan për herë të parë më 13 dhjetor të vit 2009, gjatë operacionit të koduar “Hijet e Natës”, për një seri vjedhjesh të bizneseve të mëdha dhe gjobëvëniesh.

Elton Lika dyshohet të ishte një nga autorët e vjedhjes së bujshme të biznesmenit të ndërmeve I.Ç., të cilit i morën në banesë kasafortën me 340 mijë euro, 5 mijë paund dhe 13.4 milionë lekë të rinj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, në të gdhirë të datës 28 prill 2009, në një apartament në kan e nëntë të një palla të ri në rrugën “Hamid Shijaku”.

Gjithashtu, ky grup akuzohej edhe për vjedhjen në Ambasadën Daneze në Tiranë.