11:40 / E Hënë, 25 Shtator 2023 / mp

Bankat thyejnë rekord fitimesh, 155 milionë euro për një muaj i investuan jashtë vendit

Bankat komerciale vazhdojën të kenë rritje të të hyrave me një trend teje të të shpejt.

Bazuar në të dhënat e BQK-së vetëm muajin gusht bankat komericale kanë arritë që mjetet e fituara në Kosovë ti plasojnë jashtë vendit.  

“Investimet e bankave komerciale jashtë vendi (në formë të depozitave, letrave me vlerë dhe plasmanëve tjera) kanë shënuar rritje prej rreth 155 milionë euro krahasuar me muajin paraprak”, thuhet në raportin mujor të BQK-së.

Ndërsa asetet e bankave komerciale në muajin gusht 2023 kanë shënuar rritje me rreth 148.8 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

Në gusht 2023, vlera e aseteve të bankave komerciale ishte 7.09 miliardë euro.

Po ashtu gjkatë periudhës raportuese thuhet se edhe  depozitat e klientëve në gusht 2023 kanë shënuar rritje për rreth 161.6 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

“Vlera e depozitave në gusht 2023 arriti vlerën 5.83 miliardë euro. Rreth 25% e depozitave janë të afatizuara. Ekonomitë familjare dominojnë me rreth 66.5%  të totalit të depozitave (apo rreth 3.88 miliardë euro).

Vlera e depozitave të reja në muajin gusht është 139.9 është milionë ( në korrik 105.4 ishte milionë). Norma mesatare e interesit në depozita në muajin gusht ishte 2.52% ( në korrik ka qenë 2.69%)”, thuhet në raport. 

Ndërsa vlera e kredive bruto në fund të muajit gusht 2023 ishte 4,729.6 milion euro , e që paraqet një rënie prej  19.4 milionë euro krahasuar me muajin paraprak.

“Vlera kredive të reja në muajin gusht ishte 170.7 milionë ( në korrik ishte 166.9 milionë). Norma e interesit në kredi në muajin gusht është 6.70% ( në korrik ka qenë 6.60%).”, thuhet në raport.

Raporti kredi-depozita në muajin gusht ishte në nivelin 81.0%.

Gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit  gusht 2023 ishte 811.8 milionë euro, i cili është për 13.65 milion euro më i lartë./Indeksonline/