14:33 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Banorët e Hajvalisë e “terrojnë” qiellin, e mbushin vendin me tym

Edhe pse policia dënon personat që djegin mbeturina apo gjëra tjera në vende publike, kjo nuk i ndal banorët e Hajvalisë që ta mbushin vendin me tym.

Indeksonline ka arritur të siguroi disa pamje gjatë ditës së sotshme, ku disa banorë të kësaj ane duke djegur gjëra në vende të hapura e kanë “terruar” qiellin me tym, shkruan Indeksonline.

Kosova njihet si ndër vendet më ajrin më të ndotur. Përderisa po bëhen përpjekje për të përmirsuar cilësinë e ajrit, disa qytetarëve duket se nuk po ju pengon që të jetojnë me cilësi të dobët të ajrit./Indeksonline/