18:30 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Banorët e kësaj lagjeje në Prishtinë, gati qe 5 orë pa rrymë!

Banorët e lagjes “Kodra e Trimave”, në Prishitnë që nga ora 14.00 nuk janë të furnizuar me energji elektrike. Kjo ka bërë që ata të irritohen, pasi që nuk janë informuar se edhe sa do të zgjasin reduktimet.

Të njëjtit kanë thënë se kanë provuar disa herë radhazi të kontaktojnë me zyrtarët e KEDS, mirëpo ka qenë e pamundur të marrin ndonjë informacion nga ta, shkruan Indeksonline.

Kujtojmë faktin se me mungesë të energjisë elektrike po përballen edhe disa qytete tjera. /Indeksonline/