Banorët e lagjes ‘Mati 1’ protestë kundër komunës së Prishtinës
Banorët e lagjes ‘Mati 1’ të Prishtinës duke filluar nga ora 18:00 do të dalin në protestë.
Protesta do të mbahet tek hyrja në rrugën “Muharrem Fejza”, transmeton Indeksonline.
“Ne banorët e lagjes “Mati 1”, në Prishtinë, ditën e hënë, datë 08/07/2019, nga ora 18:00 deri 18:30, do të mbajmë një PROTESTË!”
“Ne si banorë, shprehim indinjatën e thellë ndaj organeve komunale, ndaj injorimit dhe neglizhencës në raport me lagjen tonë.”
“#Protesta organizohet nga banorët e lagjes dhe ajo nuk ka asnjë ngjyrim partiak!”, thuhej në njoftimin e banorëve. /Indeksonline/

