11:17 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Banorët e shqetësuar për bërllokun në Grabovc

Mbeturina të shumta janë hedhur afër stacionit të  autobusëve në fshatin Grabovc të Fushë-Kosovës, transmeton Indeksonline.

Qytetarët kanë dërguar pamje të kësaj pjese ku shihet bërlloku i hedhur nga persona të pandërgjegjshëm.

Banorët e kësaj ane janë shprehur të shqetësuar për këto mbeturina të cilat po i japin një pamje të shëmtuar këtij vendi./Indeksonline/