18:59 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / Blerim

Banorët në hall nga hajdutët/ Brenda 2 dite, 6 shtëpi u vodhën në Miradi të Poshtme

Vjedhjet janë bërë dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Edhe banorët e fshatit Miradi e Poshtme, janë në hall nga hajdutët.
Ata madje në faqen zyrtare të fshatit, kanë kërkuar mobilizim që ta mbrojnë pragun e shtëpisë, transmeton Indeksonline.

“Brenda 2 dite vidhen 6 shtepi ne fshat.

Neve si fshat pa dyshim qe na takon mobilizimi ose se paku sigurimi i pragut te shtepiave tona.

Ju lutem jepni mendimet tuaja se a mund dhe si te organizohemi, ne menyre qe te vetembrohemi nga keqeberesit”, shkruhet në postim./Indeksonline