17:23 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Banorët në “Sofali” kanë 15 orë pa energji elektrike

Banorët në lagjen “Sofali” të kryeqytetit kanë 15 orë pa energji elektrike dhe kjo sipas KEDS-it po ndodhë për shkak të një prishje.

Disa prej këtyre banorëve i kanë thënë KP-së se energjia është ndalur në ora 01:00 të mëngjesit të datës së sotme.

Ata thonë se situata është e papërballueshme dhe kanë kërkuar nga KEDS që të rikthejnë energjinë elektrike sa më shpejtë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha për KosovaPress, se ka pasur prishje në rrjetin nëntokësor dhe është duke u punuar. Ai tha se dëmi ka qenë i madh dhe është dashur kohë për ta rregulluar.

Megjithatë, Buzhala premtoi se energjia do të rikthehet shumë shpejtë në këtë lagje.