Banorëve të Shqipërisë u bëhet apel të largohen menjëherë nga banesat
Vazhdon të jetë kritike situatë me përmbytjet në Shqipëri.
Prej disa orësh reshjet e shiut të nisur prej ditës së djeshme kanë shkaktuar përmbytje në të gjithë vendin duke paralizuar edhe lëvizjen e njerëzve dhe makinave.
Kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Premci u ka bërë thirrje banorëve të kërcënuar edhe nga përmbytjet e vitin 2015 të lënë menjëherë banesat.
Ne një prononcim për “News 24”, Premçi ka dhënë informacion për situatën e fundit të krijuar nga përmbytjet dhe për zonat që janë në rrezik.
Duke iu referuar të dhënave të fundit për parashikimin e motit, ai bën të ditur se disa nga lumenjtë në vend si pasojë e prurjeve të mëdha pritet të dalin nga shtrati, duke krijuar problem jo vetëm për qarkullimin, por edhe për përmbytjen e zonave që janë afër tyre.
“Situata ka qenë më problematike në Tiranë dhe në aksin rrugor Vorë-Tiranë dhe Vorë-Thumanë.
Ka pasur prezencë uji edhe në aksin Gjirokastër-Thumanë, pasi kishte prezencë uji deri në dy metra në disa biznese.
Banorët që janë kërcënuar nga përmbytjet në vitin 2015të lënë banesat. Do ketë edhe evakuime me forcë nëse nuk zbatohen rregullat.
Rreth orës 16:00 në këto zona, që janë rrezikuar në 2015, nuk duhet të ketë banorë dhe bagëti”- deklaroi kreu i emergjencave civile.