Baraliu: Ja sa deputetë do t’i ketë VV-ja nëse arrin 60% nga diaspora

Një analizë e analistit dhe matematikanit shqiptar në Amerikë, Bleron Baraliu, parashikon që Lëvizja Vetëvendosje të arrijë numrin e 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Analiza e Baraliut vë në përllogaritje votat me kusht dhe ato nga diaspora.
Sipas përllogaritjeve të Baraliut, numri total i votuesve në zgjedhjet e 9 shkurtit pritet të shkojë në 926 mijë. Ai parashikon edhe plus 75 mijë vota të vlefshme nga diaspora dhe rreth 15 mijë të tjera me kusht.