Baraliu: Konferenca ndërkombëtare LEAPin Prishtina 2020 mbahet me 24 korrik

Prishtinë, 1.7.2020 – Anëtari i Bordit të LDA Balkan Dr.Sc.Sedat Baraliu, njëherit menaxher i konferencës prestigjoze LEAPin Prishtina ka konfirmuar për Indeksonline se ngjarja në fjalë këtë vit do të mbahet me 24 korrik 2020 në Prishtinë.
Ai ka thënë se konferenca e planifikuar të mbahet në muajin mars të këtij viti dhe e shtyrë për shkak të pandemisë globale covid -19 , do të mbahet në datën që tashmë është caktuar cdo herë duke respektuar në tërësi rregullat e Institutit të Shëndetit Publik.
“Bordi ka vendosur që konferenca të mbahet me 24 korrik 2020, për datën e re i kemi njoftuar partnerët tanë Kroat në Zagreb, partnerët tanë vendor si Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj.Vlora Dumoshi, Drejtorin e Rinisë z.Xhevat Bajrami dhe jëemi në fazën ku do të marrim rikonfirmimet nga folësit dhe bashkëpunëtorët e tjerë.” Ka thënë Baraliu.
I pyetur se ku do jetë lokacioni dhe si mendojnë ta realizojnë eventin ai tha se bashkë me CEO-në e kësaj organizate pwr degwn e Kosovës z.Qëndrim Hoxha kanë vizituar disa lokacione në Prishtinë që janë të hapura dhe mund te jenë opsion i mirë për ti mbajtur aty me një audience rreth 100-150 të rinjve ndërsa nëse situta me pandeminë keqësohet atë here detyrohemi që ngjarjen ta mbajmë në formë virtuale.
Kjo konferencë organizohet nga LDA Balkan, organizatë që tashmë në radhët e veta numëron 171 anëarë nga 30 komuna të Kosovës dhe po vazhdon zgjerimin dhe rritjen e saj.
