22:57 / E Shtunë, 28 Gusht 2021 / OSH

Barazoi me Dritën, Batatina: Vendime të padrejta na humbën dy pikë

Drita dhe Llapi barazuan sot në kuadër të Supërligës së Kosovës në stadiumin e qytetit në Gjilan, me rezultat 0-0.

Ekipit nga Podujeva iu anulua një gol në minutën e 85 dhe si pasojë e protestave për ta kundërshtuar këtë vendim, trajneri Tahir Batatina u ndëshkua me karton të kuq.

Megjithatë, Batatina ka reguar në rrjetin social Facebook duke thënë se goli ishte i rregullt dhe nuk duhej të anulohej, poashtu ai u shpreh mjaft i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij.

Postimi i plotë i trajnerit Batatina:

Jam krenar me ju LUANA. Ju sot treguat se jeni forca e këtij kampionati dhe se vendimee padrejta ua humbën 2 pikë të rëndësishme, por ne u treguam se koha e qytetit të futbollit ka ardhur dhe në fund do të gëzohemi së bashku me “Legjendat” dhe qytetarët e Llapit dhe Gollakut.

Unë gjatë gjithë kohës kërkoj të këtë vetëm drejtësi. Tash e shikova vendimin e gjyqtarëve tek VAR-i dhe po bindem se paskan gabuar me anulimin e golit sepse lojtari ynë ishte në lëvizje kurse lojtari kundërshtar e humb kontrollin dhe koncentrimin gjatë vrapimit pas lodhjes dhe nuk paska qenë fare faull ku edhe u anulua goli.

Këtë rast vlersojeni ju njerzit e futbollit dhe ju adhurues të futbollit kosovar!!!