75 Mall Live Search
07:51 / E Hënë, 06 Korrik 2026 / G T

E jashtëzakonshme, Anglia fiton në “Banorte” dhe kualifikohet në çerekfinale

Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Meksikës me rezultatin 3:2, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës.

Qysh në pjesën e parë, “Tre Luanët” treguan se janë futur në këtë takim për fitore, shkruan Indeksonline

Jude Bellingham shënoi dy gola për dy minuta.

Kurse për 2:1, shënoi Quinones.

Në pjesën e dytë, Harry Kane shënoi për 1:3 nga penalltia.

Por, Anglia mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Quansah u ndëshkua me të kuq.

Kurse golin e fundit në këtë përballje e shënoi Raul Jimenez.

Kujtojmë që Anglia në çerekfinale do të luajë ndaj Norvegjisë./Indeksonline/