16:58 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Barazon me Drenicën, Llapi ende pa fitore në Superligë

Llapi dhe Drenica kanë ndarë pikët në xhiron e 6 të Superligës së Kosovës, pasi barazuan me rezultat 1-1.

Në stadiumin e Merdares, ku skuadra e Llapit zhvillon ndeshjet si vendës, të dyja ekipet dëshironin fitoren duke luajtur futboll të hapur.

Skuadra e Tahir Batatinës u gjet në disavantazh me golin e Kreshnik Ukës në minutën e 11, ndërsa Kastriot Selmani barazoi shifrat 4 minuta më vonë.

Sulmuesi anësor i Llapit, Valmir Veliu, u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Me këtë barazim Drenica ngjitet në kuotën e 11 pikëve dhe barazohet me Dritën e Ballkanin në vendet e para të cilat kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, ndërsa Llapi arkëton vetëm pikën e tretë dhe e gjen vetën në pozitën e parafundit.