09:31 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Barça afër marrëveshjes me sulmuesin danez, agjenti i tij ka arritur që në mëngjes

Pasi mori përgjigjen pozitive nga UEFA-ja për të drejtën e një blerje jashtë afatit, Barcelona është aktivizuar seriozisht për ta bërë këtë gjë.

Skuadra katalonase ka në tavolinë disa emra të sulmuesve dhe në 24 orët e ardhshme gjithçka do të definohet. Martin Braithwaite është emri i fundit dhe më seriozi për t’u bërë pjesë e Barcelonës, shkruan Indeksonline.

Danezi i natyralizuar luan me Leganesin në Spanjë, ndërsa këtë edicion ka shënuar 6 gola deri tani. 28- vjeçari shquhet për shpejtësinë që ka dhe forcën e madhe fizike.

Agjenti i lojtarit, Ali Dursun është në Barcelonë dhe gjatë ditës, do të ulet për të diskutuar marrëveshjen me drejtues të Barcelonës. Çmimi i futbollistit vlerësohet 20 milionë euro. /Indeksonline/