10:32 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Barca bën transferin e parë, braziliani shihet me fanelën e skuadrës katalonase (Video)

Mediat braziliane ia kanë bërë për “hajër” Barcelonës transferin e parë. Ylli i Gremios, Arthur duket të jetë blera e parë për skuadrën katalonase.

Mesfushori 21 vjeçar është kapur me fanelën e Barcelonës duke dhënë shenja se kjo marrëveshje është e kryer.

Arthur është shpallur lojtari më i mirë në Kupën Libertadores, kupë të cilën e fitoi skuadra e tij pak ditë më parë.

Nuk dihet nëse braziliani do t’i bashkohet Barcelonës në janar apo në verën e ardhshme./Indeksonline/