09:52 / E Premte, 07 Gusht 2020

Barca e bën gati një ofertë të madhe për super mbrojtësin nga Premierliga

Barcelona raportohet se po planifikon të dërgojë një ofertë prej 36 milionë funte për mbrojtësin e Leicester City, Caglar Soyuncu.

Mbrojtësi turk ka kompletuar një sezon të jashtëzakonshëm në Premierligë me skuadrën e Leicester City

Te Leicester kishte frikë për pjesën mbrojtëse kur Harry Maguire kaloi te Manchester United, por Soyuncu ishte aty duke e zëvendësuar atë në mënyrën më të mirë.

Paraqitjet gjatë gjithë sezonit që ka bërë 24 vjeçari, kanë tërhequr interesimin e shumë skuadrave, përfshirë edhe Barcelonën.

Leicester City ka mbetur jashtë Ligës së Kampionëve pas humbjes në ndeshjen finale kundër Manchester United, dhe ky po cilësohet një avantazh për Barcelonën për transferimin e Soyuncu në ‘Camp Nou’.

Mbrojtësit do t’i ofrohet kontratë pesë vjeçare.

Mos i humb