21:41 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Barça fillon ‘aventurën’ për transferimin e një futbollisti, agjenti i sulmuesit danez arrinë në Barcelonë

Sipas mediumit RAC1 agjenti i futbollistit të Leganes, Martin Braithwaite është në Barcelonë për ta kompletuar transferimin e sulmuesit te katalunasit.

Po ashtu agjenti, Ali Dursun është njëkohësisht edhe agjent i Frenkie de Jong.

Kurse futbollisti i kërkuar nga Barcelona është 28 vjeçar dhe ka shënuar 6 gola për Leganes në këtë sezon.

Kurse në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar futbollisti kishte shënuar 5 gola dhe kishte bërë 5 asistime në 19 ndeshje./Indeksonline/.

Image result for martin braithwaite leganes