14:13 / E Premte, 08 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Barça humb Arthurin, mungon në dy ndeshjet kyçe

Lajme të këqija vijnë për Barcelonën. Bëhet fjalë për njërin nga lojtarët më në formë këtë sezon.

Arthur Melo është lënduar dhe do të jetë jashtë fushave për tri deri katër javë.

Lojtari vuan një lëndim në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe për t’u rikuperuar nevojitet një periudhë prej rreth një muaji.

Në këtë mënyrë, braziliani do të mungojë në Ligën e Kampionëve dhe me shumë gjasë ndoshta edhe në ndeshjën e kthimit ndaj Real Madridit. /IndeksOnline/