12:24 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

“Barça, kush është Barça”?! video e Klopp bëhet virale

Pas fitores spektakolare ndaj Barcelonës mbrëmjen e së martës, një video e Jurgen Klopp, e bërë verën e kaluar, është bërë virale në rrjetet sociale.

Në sezonin parasezonal që Liverpool kishte zhvilluar në SHBA, Klopp ishte pjesë e një befasie për disa fëmijë që po punonin në kuzhinën e një hoteli ku ishte akomoduar skuadra e Liverpool.

Trajneri gjerman kishte pyetur disa fëmijë se cilën skuadra mbështesnin ata. Ai priste që ata të thonin Liverpooli, por njëri e befasoi, duke i thënë “Barca”.

“Barca? Kush është Barca?”, kishte reaguar me shaka Klopp.E kjo deklaratë e tij, tashmë është shndërruar në virale, pas fitores së mahnitshme të Liverpoolit mbrëmë,me përmbysje ndaj blaugranëve. /IndeksOnline/