20:21 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Barca me rekordin më negativ të sezonit, asnjë gjuajtje në portë

Barcelona po turpërohet aktualisht në transfertë ndaj Ibizës në fazën e 1/16-ave të Copa del Rey.

Katalanasit po humbasin me shifrat 1-0, me Perez që shënoi për modestët që luajnë në kategorinë e tretë spanjolle.

Përveç disavantazhit, ekipi i drejtuar nga Quique Setien nuk ka krijuar thuajse asnjë rast.

Madje, Barça ka vendosur rekordin më negativ të këtij sezoni në një pjesë të parë.

Për herë të parë gjatë këtij sezoni Barcelona nuk ka goditur më shumë se një herë (qoftë gjuajtje e bllokuar, jashtë, apo në portë).